Vrau gruan me thikë në Greqi, flet fqinji i shqiptarit: “Ajo e kishte lajmëruar edhe më parë policinë…”

Vrau gruan me thikë në Greqi, flet fqinji i shqiptarit: “Ajo e kishte lajmëruar edhe më parë policinë…”

July 30, 2021 0

Një fqinj i shqiptarit që la të vdekur gruan e tij ditën e sotme në Greqi, ka dhënë deklaratë për media ku ka folur për çiftin.

Protothema raporton se fqinji ka thënë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur papritur. Çifti kishte patur zënka edhe më parë sa gruaja e ka paditur atë në polici me datën 11 korrik. Ata kishin dy vite që jetonin në atë apartament dhe shpeshherë i kishin dëgjuar duke u grindur. Ditën që gruaja e paditi në polici burrin e saj, fqinji thotë se policia kishte bërë një patrullë poshtë e lart dhe as nuk kishte trokitur në derën e tyre të shtëpisë për ta parë gjendjen nga afër.

Fqinji thotë se ata nuk ka patur kurrë kontakt me çifrin dhe e vetmja herë kur ka folur me ta ishte në karantinë kur djali tyre i këtkoi pasëordin e internetit pasi i duhej për punë.

Dëshmia e plotë: 

“Ata kanë jetuar pikërisht këtu në apartamentin tjetër për të paktën dy vjet. Mosha e tyre është 35 deri në 40 vjeç. Ata ishin një çift që ziheshin shpesh, nuk ndodhi asgjë e papritur. Më 11 korrik, unë u ankua në polici sepse ata u përleshën atë ditë dhe u dëgjua në të gjithë ndërtesën. Policia erdhi atë ditë, kaloi makinën e patrullës nga poshtë e lart atje. Unë nuk mendoj se policia trokiti në derën e tyre, ata nuk bënë asgjë.  Ne dëgjuam një zhurmë që nuk mund ta përshkruaj, nëse kishte goditje nuk e di.  As emrat e tyre nuk i dinim. E vetmja herë që ata trokitën në derën tonë ishte gjatë periudhës së karantinës, kur djalit të tyre i duhej kodi i internetit për shkak të punës në distancë sepse ata ishin ndërprerë.”

Shqiptari ishte dorëzuar vetë në polici menjëherë pas krimit dhe kishte pranuar se e kishte vrarë gruan e tij me thikë për arsye xhelozie. Pas kësaj policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetu viktimmen e rrethuar me gjak.