A do të kthehet në “Për’puthje”? Tea sqaron fansat dhe bën një premtim

A do të kthehet në “Për’puthje”? Tea sqaron fansat dhe bën një premtim

April 3, 2021 0

Tea mbush me mister lajmin se do të kthehej në “Për’puthen”. Ajo është shprehur së fundmi se cikli i saj në “Për’puthen” ka përfunduar.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit dikush e ka pyetur Tean nëse do të rikthehet sërish në program dhe përgjigja e saj është:

“Jo, cikli im në PP dhe gjithçka ka të bëjë me të po mbyllet”.

Dje Tea publikoi një foto mr Olsa Muhametin, drejtuesen e produksionit të “Për’puthen” ku paralajmëroi bashkëpunimin. “Pyesni Olsa Muhametin, se çfarë do të bëhet të hënën” shkruante tek diçitura.

Po ashtu, ajo është shprehur se do të bënte sërish të njëjtat gjëra në jetën e saj, por në një mënyrë tjetër.

Sa i përket ndarjes nga Bearti, Tea ka premtuar se së shpejti do të flasë më gjatë për të.

Ndërsa kur është pyetur nëse ja vleu e gjithë kjo kohë, pasi u gjykua aq shumë nga publiku, Tea është përgjigjur:

“Me siguri jo, por çdo gjë ndodh për një arsye”. /revista.one/