Debati me Sarën, Elvisi i del në mbrojtje Princit

Debati me Sarën, Elvisi i del në mbrojtje Princit

April 3, 2021 0

Elvisi i “Për’puthen” del më mbrojtje të Princit në debatin me Sarën. “Princ Mile të ruajt Zoti. Se vallaj duhet ndihma e Zotit aty ku vazhdon të jesh”, ka shkruar Elvisi.

Ai u largua vetë nga programi disa javë më parë, pas një debati shumë të fortë me Antonelën dhe opinionistin Arjan Konomi.

Gjatë një debati me Sarën në “Për’puthen”, Princi u shpreh se ajo del në takim vetëm me ata meshkuj që kanë makina luksoze.

“Unë nuk të kam ardhur nga mbrapa dhe nuk do të vij kurrë nga mbrapa, sepse unë nuk kam Maserati nuk kam Porsche, nuk kam një kushëri të famshëm, sepse ti këta tipa preferon. Ti je sipërfaqësore, materialiste”, u shpreh ai. /revista.one/