A doli në takim me Fatjonin? Ana Kauri u përgjigjet ndjekësve

A doli në takim me Fatjonin? Ana Kauri u përgjigjet ndjekësve

March 26, 2021 0

Pas aludimeve të shumta që kanë qarkulluar lart e poshtë, Ana Kauri ka vendosur të rrëfehet në Instagram. Teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve, ajo nuk i shpëtoi dot pyetjeve për Fationin.

“A ke dalë në takim me Fationin pasi keni dalë të dy nga “Për’puthen”?- i shkroi dikush ndërsa Ana u përgjigj me “Jo”.

Megjithatë, ndjekësit vazhdojnë të kenë dyshimet e tyre.

Konkurrentja Ana Kauri kërkoi largimin e saj përfundimtar nga “Për’puthen”, pas zhgënjimeve të njëpasnjëshme nga djemtë e emisionit.

Ajo u përball me Rinianin, djalin që kishte një pëlqim por refuzoi takimet me të, duke i shpjeguar si i kishte ndikuar asaj rrugëtimi në “Për’puthen”. Ana i tregoi konkurrentit se kishte frikë të vepronte lirshëm, pasi kishte marrë vetëm zhgënjime nga djemtë për të cilët kishte pasur pëlqime. Fillimsht ishte Arbri ai që hodhi akuza të forta mbi Anën, më pas Fatjoni u largua nga “Për’puthen” pa asnjë sqarim. Ndaj, Ana i kërkoi Rinianit të largoheshin bashkë nga emisioni dhe të vazhdonin njohjen e tyre jashtë. Riniani e refuzoi propozimin e Anës, duke u shprehur se nuk i beson fjalëve të saj. Kështu, Ana vendosi ta ndërpresë në mes këtë udhëtim dhe të dalë e vetme nga “Për’puthen”.

/revista.one/