Tea vazhdon replikat me Beartin: Nuk je burrë…

Tea vazhdon replikat me Beartin: Nuk je burrë…

March 26, 2021 0

Vazhdojnë replikat në diszancë mes dy personazheve të programit “Për’puthen”, Teas dhe Beartit. Tea ka zgjedhur një video për t’i kthyer përgjigje Beartit. Tea në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë.

Këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe ka hedhur kështu një thumb për ish-partnerin, duke lënë të kuptohet se punës mes tyre janë vërtetë shumë keq.

Tre ditë më parë Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre, të paktën publikisht. Fillimisht ata të dy filluan të mos ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe më pas fshinë nga Instagrami çdo foto me njëri-tjetrin.

Gjithcka nisi pas njl udhëtimi në Stamboll.

Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdore me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij. /revista.one/