“A e di pse ai është tr*p?”/ Ledri “flirton” me fansen meksikane, ishte me të dashurin në koncert
August 17, 2022Teksa po bëhej gati të performonte bashkëpunimin me Butën “Merri merri” ka pikasur një fanse të huaj në mes të turmës. E reja e quajtur Marlen me origjinë meksikane, dinte çdo tekst të këngëve të Ledrit.
Ky detaj nuk i shpëtoi syrit të reperit i cili zhvilloi një bisedë me fansen. Momenti është xhiruar nga të pranishmit duke u bërë viral në rrjet.
Në video dëgjohet të thuhet:
Ledri: Nga je?
Fansa: Meksikë.
Ledri: Ke ardhur nga Meksika në Kosovë?! E pashë që mi dije tekstet, ke shokë shqiptarë?
Fansja: I dashuri im është shqiptar. Ai është trapi më “hot” këtu.
Ledri: A e din pse është ashtu, sepse kur u lidh me ty të tha përveç zemrës krejt t’i fali.
Gjatë videos dëgjohej fansja e cila i thotë Ledrit: “Ta ha zemrën”. Më tej pasi reperi ripërsërit fjalinë e saj në sfond dëgjoheshin fanset të cilat thonë: “Nusja më shumë, të fala nuses”. Por Ledri habiti me reagimin e tij, ku duke qeshur tha: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, duke shtuar: “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përvecc zemrës të gjitha t’i fal”.