Noizy harxhon 500 mijë euro për koncertin, për fansin në koma mjaftohet me fjalët “Për të ardhur keq…”

Noizy harxhon 500 mijë euro për koncertin, për fansin në koma mjaftohet me fjalët “Për të ardhur keq…”

August 17, 2022 0

OTR (Noizy) dhe TBA (Stresi) ishin në konflikt të vazhduar me njëri-tjetrin, ku shpesh herë nuk kanë munguar dhe sherret banale. Pjesë e armiqësisë së tyre ishin edhe fansat e grupit përkatës, të cilët jo pak herë janë “therur” me njëri-tjetrin.

Një rast fatal ishte ai i 28 prill 2010 pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, ku u masakrua me 11 thika në trup, Denis Dollapi. I riu edhe sot pas 12 vitesh dergjet në koma.

Së fundmi, në një intervistë për “Euronews Albania” marrë shkak nga komentet e ditëve të fundit gazetarja e ka pyetur reperin mbi incidentin.

Noizy u shpreh i keqardhur, duke thënë se anëtarët kryesor të grupeve nuk kishin lidhje, gjithçka kishte ndodhur mes fansave.

“Unë ashtu nuk dua të shoh as armikun më të madh. Është për të ardhur keq,”-është shprehur Noizy.

Kujtojmë që referuar hetimit gjyqësor të bërë në atë kohë, Denis Dollapi, përkrahës i grupimit muzikor “Butuesi”, i njohur si mbështetës i reperit “Stresi”, ishte rrahur nga disa djem të grupimit kundërshtar “OTR”, mbështetës i reperit “Noizy”.

Ditën e ngjarjes ai kishte kontaktuar një prej djemve të “OTR”-së, i njohur si “Infiniti”. Sipas prokurorisë, Dollapi i kishte thënë Infinitit të thërriste shokët e tij dhe të sqaroheshin.

Teksa prisnin në një ngushticë pranë “17 Nëntorit”, një e thirrur me zë të lartë “mos e lëshoni Denis Dollapin” u pasua me një grumbull të rinjsh të dhunshëm të armatosur me thika, kaçavida dhe shufra hekuri, që e vendosën të dëmtuarin Dollapi në qendër të sulmit.

Sa kushtoi koncerti?

duke folur për spektaklin, Noizy e cilësoi një ëndërr të bërë realitet koncertin Alpha Show, ku u shitën mbi 18 mijë bileta duke tejkaluar çdo event tjetër.

Ai tha se kostoja e koncertit ku ishte i vetmi sponsor gjeneral ishte mbi gjysmë milioni euro, shifër që siç tha e kishte vendosur që nga fillimi, pavarësisht si do shkonte.

“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj.  E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, tha këngëtari.

Apeli i famijles së Denis Dollapit

Prindërit dhe motra e Denisit thonë se do luftojnë deri në fund dhe me të gjitha mundësitë që Denisi të jetë sërish mes tyre. “Im bir meriton të jetojë. Edhe shteti mund të na ndihmojë, së paku të mund ta çojmë djalin jashtë sepse këtu nuk ka një qendër rehabilitimi për ta trajtuar”, – thotë Kujtim Dollapi. 

revista.one/