“A e di pse ai është tr*p?”/ Ledri “flirton” me fansen meksikane, ishte me të dashurin në koncert

“A e di pse ai është tr*p?”/ Ledri “flirton” me fansen meksikane, ishte me të dashurin në koncert

August 17, 2022 0

Teksa po bëhej gati të performonte bashkëpunimin me Butën “Merri merri” ka pikasur një fanse të huaj në mes të turmës. E reja e quajtur Marlen me origjinë meksikane, dinte çdo tekst të këngëve të Ledrit.

Ky detaj nuk i shpëtoi syrit të reperit i cili zhvilloi një bisedë me fansen. Momenti është xhiruar nga të pranishmit duke u bërë viral në rrjet.

Në video dëgjohet të thuhet:

Ledri: Nga je?

Fansa: Meksikë.

Ledri: Ke ardhur nga Meksika në Kosovë?! E pashë që mi dije tekstet, ke shokë shqiptarë?

Fansja: I dashuri im është shqiptar. Ai është trapi më “hot” këtu.

Ledri: A e din pse është ashtu, sepse kur u lidh me ty të tha përveç zemrës krejt t’i fali.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Ledri Vula në prezantim të “Merri merri” bashkëbisedon me një fanse. Më herët u bë viral një moment ku reperi “flirtonte” me fansen.
Gjatë videos dëgjohej fansja e cila i thotë Ledrit: “Ta ha zemrën”. Më tej pasi reperi ripërsërit fjalinë e saj në sfond dëgjoheshin fanset të cilat thonë: “Nusja më shumë, të fala nuses”. Por Ledri habiti me reagimin e tij, ku duke qeshur tha: “Nusja më shumë? Ende s’jam martuar”, duke shtuar: “Mos më thuaj zemrën ta ha, se unë përvecc zemrës të gjitha t’i fal”.