A ia ndërroi Big Brother Donaldit pikturën e Adem Jasharit?

A ia ndërroi Big Brother Donaldit pikturën e Adem Jasharit?

February 18, 2022 0

Pos që njihet si aktor, Donald Veshaj është edhe një piktor i mirë dhe këtë e ka dëshmuar edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Finalisti i edicionit të parë të BBV ka kërkuar nga ‘vëllai i madh’ që ta lejonte të pikturojë.

Duke qenë përvjetori i 14-të i Pavarësisë së Kosovës, ai ka vendosur ta pikturojë simbolin e Pavarësisë së Kosovës dhe Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nuk ka dyshim se rezultati final ka qenë i jashtëzakonshëm. 

Piktura u duartrokit fort nga vetë banorët dhe po ashtu edhe publiku. Mirëpo, si çdo gjë tjetër në këtë edicion, edhe puna e Donaldit u vu sërish kësaj here në dyshim.

Në rrjet po qarkullojnë “teori konspirative” se Donaldi e përfundoi punën e tij por jo siç duhet, ndaj produksioni ia ndërroi pikturën me një tjetër më të realizuar.

Po ashtu po qarkullon edhe kjo foto e “dallimit” mes dy pikturave.

Kujtojmë që sonte është nata finale e “Big Brother VIP”, ku garojnë për çmimin fitues Donaldi, Iliri, Einxhel dhe Beniada. revista.one/