Beatrix kthehet nga Dubai, sonte në Big Brother VIP do të bëjë tifo për dy veta

Beatrix kthehet nga Dubai, sonte në Big Brother VIP do të bëjë tifo për dy veta

February 18, 2022 0

Beatrix Ramosaj kthehet nga Dubai për finalen e Big Brother VIP. Mbrëmë vëllai i saj Albani ka postuar një imazh duke zbuluar se ndodheshin në ato çaste në aeroportin e Tiranës. “Më në fund në shtëpi”, ka shkruar ai sipër fotos.

Kthimi Trixës mbase konfirmon pjesëmarrjen në natën e madhe finale sonte të Big Brother Vip.

Marrëdhënia e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshajt nuk është në ditë të mira.

Shkak është bërë refuzimi i Trixës për të darkuar me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” pas ftesës që iu bë, sepse ajo kishte patur hatërmbetje lidhur me batutën e një nate më parë nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi.

Batuta lidhej ne Bora Zemanin dhe Donaldi qeshi, po ashtu shfaqi interes.

Edhe pse ditën e Shën Valentinit aktori i humorit bëri thirrje Romeos dhe bizneseve që Trixës t’i dërgoheshin disa buqeta me lule dhe Beatrix publikoi dy ‘story’ në mbështetje të Donaldit, ende nuk kishte informacion nëse dysha do të bëhej sërish bashkë natën finale të 18 shkurtit.

Sonte Beatrix s’do të bëjë tifo vetëm për Donaldin, por edhe për mikeshën e saj Beniadën, me të cilën lidhi një marrëdhënie të ngushtë në shtëpi.

Në InstaStory, Trixa ka publikuar një moment të bukur me Beniadën brenda shtëpisë, teksa shkruan: “Një shoqe si ty”. revista.one/