A jeni gati? Genta Ismaili dhe Fero sjellin bashkë një këngë të re

A jeni gati? Genta Ismaili dhe Fero sjellin bashkë një këngë të re

March 8, 2021 0

Genta Ismajli ka paralajmëruar prej kohësh se do të sjellë një projekt muzikor në bashkëpunim me reperin e njohur, Fero.
Ky lajm është njoftuar nga partneri i Gentës, Huseyin Usta, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij një postim në InstaStory.
“A jeni gati. Së shpejti Genta Ismajli dhe Fero”, shkruan ai krahas fotos së këngëtares.
Kënga do jetë pjesë e albumit të ri të Feros të quajtur “Goat”.
këngëtarët që vijnë nga i njëjti qytet, janë përfolur edhe më herët për një duet të mundshëm, pas një fotografie që qarkulloi në Internet dhe duket se ka ardhur koha që planet të vijnë në jetë.
Para pak ditësh reperi erdhi në bashkëpunim me Stresin, me këngën e tyre të titulluar “Mahall”.
Nga ana tjetër, Genta Ismajli ka vendosur që këtë vit të mos ndalet dhe shumë shpejt do të publikojë bashkëpunimin e radhës që pritet të jetë mjaft i suksesshëm. Këngëtarja me origjinë shqiptare do të sjellë së shpejti duet me një artist turk, sipas medias turke “Haberler”. /Revista,One/