“Për’Puthen+40”, prezantohen konkurrentët

“Për’Puthen+40”, prezantohen konkurrentët

March 8, 2021 0

Mbrëmjen e djeshme në “Për’puthen Prime” u prezantuan konkurrentët e rinj të “Për’puthen +40”. Si fillim i janë bashkuar programit 4 zonja nga mosha 40-64 vjeç.
E para që ju bashkua emisionit ishte Gilberta Simoni 43 vjeçe nga Lushnja që punon si mësuese. Erlina Ogreni ishte konkurrentja e dytë me origjinë nga Lushnja, e cila prej 7 vitesh e gjysmë është divorcuar dhe ka një vajzë 12 vjeçe.
Luljeta Nabani, 64 vjeçe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve sapo hyri në studio. Përveç pamjes së saj të veçantë, Luljeta spikati edhe me karakterin, që i bëri të gjithë për vete. Luljeta tha se ka si pasion udhëtimet, ecjen në natyrë dhe palestrën.
Programit u bashkua edhe një gjyshe 62-vjeçare me origjinë nga Tirana. Shqipe Rexha tregoi se është e divorcuar dhe se ka 4 fëmijë.

Nga tjetër programit ju bashkuan edhe 6 zotërinj, të cilët do të kenë mundësinë të njihen me 4 zonjat. Sami Flamuri nga Mali i Zi, 51 vjeç tregoi se ishte i divorcuar dhe baba i dy vajzave.

Naun Bera 42 vjeç, kishte ardhur enkas nga Gjermania për “Për’puthen +40”. Pjesë e programit u bënë edhe dy 44-vjeçarë, Ilir Lara dhe Muhamet Bizhga. Ky i fundit tha se është i divorcuar prej 8 vitesh dhe se është baba i një djali 13-vjeçar. Madje ai i habiti të gjithë, pasi u shpreh se kishte marrë opinionin e ish-bashkëshortes dhe të djalit për t’u bërë apo jo pjesë e “Për’puthen”. Programit ju bashkua edhe një 54-vjeçar nga Durrësi, i divorcuar i cili jeton mes Italisë dhe Shqipërisë.
Zotëria i fundit që ju bashkua “Për’puthen +40” për puntatën e parë ishte Armando Abazi 43 vjeç, i cili tha se është me profesion arsimtar dhe se jeton prej vitesh në Itali.