“A ke dashur vërtetë ndonjë grua?”, Beatrix ikën nga Shqipëria dhe i lë një mesazh Donaldit

“A ke dashur vërtetë ndonjë grua?”, Beatrix ikën nga Shqipëria dhe i lë një mesazh Donaldit

March 5, 2022 0

Ish-banorja e Big Brother Beatrix Ramosaj është larguar nga Shqipëria dhe këtë e ka treguar përmes disa fotove dhe videove. 

Me anë të një “Instastory”, ka publikuar një foto ku shfaqet në avion e maskuar, por nuk ka zbuluar ende destinacionin e saj.

Ajo që vihet re është që foton e ka shoqëruar me një këngë dashurie, e cila thotë: “A më ke dashur ndonjëherë vërtetë?”, që dëgjohet në sfond. 

Më pas, këngëtarja ka publikuar një video gjatë fluturimit, ku në sfond degjohet kënga “Have you ever really loved a woman” nga Bryan Adams. 

Kënga e zgjedhur duket si një mesazh për Donaldin dhe të gjithë fansat ndajnë të njëjtin mendim. 

Dalja nga ‘Big Brother’ prishi ekuilibrat e dyshes dhe marrëdhëniet u ftohën që në momentin që Trixa vendosi të mos i shkonte Donaldit për takim në shtëpi. revista.one/