“Mari”, një këngë ritmike që i përshtatet sezonit vjen nga Geasy dhe Majk

“Mari”, një këngë ritmike që i përshtatet sezonit vjen nga Geasy dhe Majk

June 29, 2022 0

Është lansuar bashkëpunimi i paralajmëruar ndërmjet Ghetto Geasy dhe Majk, i titulluar “Mari”.

Projekti që është prodhim i Bigdeal Records ka ardhur e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Dy reperët janë kujdesur për vijën melodike dhe gjithashtu e kanë shkruar edhe tekstin e këngës.

Ndërsa  Bigdeal Records e ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin e materialit të ri muzikor.

“Mari” është një këngë ritmike që i përshtatet sezonit dhe pritet të pëlqehet nga fansat e Getoar Selimit dhe Kastriot Rexhës. 

revista.one/