Adrola Dushi “e djeg” në Sarandë me Capital T (VIDEO)

Adrola Dushi “e djeg” në Sarandë me Capital T (VIDEO)

August 8, 2023 0

Nisur nga deklaratat e Capital T dhe përgjigjet e fundit të Adrola Dushit në disa intervista, të gjitha detajet vërtetojnë atë që përflitej prej kohësh që dyshja janë në një lidhje me njëri-tjetrin.

Përpos kësaj duket se Adrola e shoqëron edhe në koncertet e tij, reperin. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme në një nga koncertet e tij në Sarandë.

Ajo shihet duke kënduar e kërcyer me një nga hitet e tij “Habibi”.

‘Për mua është më e bukura në botë, unë e kam për vete. Ajo do jetë edhe në koncert,”-kështu tha Trimi në intervistën e fundit ku pranoi për herë të parë që është në një lidhje.