Bebe Rexha nominohet për “I’m Good (Blue)” në çmimet e MTV VMAs 2023

Bebe Rexha nominohet për “I’m Good (Blue)” në çmimet e MTV VMAs 2023

August 9, 2023 0

Të martën është shpallur lista e plotë e të nominuarve në MTV Video Music Awards 2023.

Taylor Swift kryeson me nominime, tetë në kategori të ndryshme.

E nominuar sivjet në MTV VMAs është edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Ajo lajmin e ka ndarë me fansat në rrjete sociale duke thënë se u nominua për ‘Bashkëpunimin më të mirë’ për këngën “I’m Good (Blue” më David Guettan.

“E nominuar në VMA për bashkëpunimin më të mirë me David Guettan”, ka shkruar ajo.

Biondja vitin e kaluar ka qenë në rolin e prezantueses që po ashtu u mbajt në “Prudential Center” të New Jerseyt.

Kujtojmë se Bebe Rexha ka qenë fituese e një çmimi MTV Video Music Awards në vitin 2019.

revista.one/