Kozmetika me ujë orizi, sekreti që ruan bukurinë tuaj

Kozmetika me ujë orizi, sekreti që ruan bukurinë tuaj

March 17, 2021 0

Orizi është pjesë përbërëse e shumë preparateve kozmetike.

Orizi ndihmon flokët që të jenë sa më të shëndetshëm dhe të fortë. Shplajini flokët tuaj me ujë orizi dhe në vetëm pak kohë do të shikoni mrekulli.   Gjithashtu nëj rol të rëndësishëm uji i orizit luan dhe në shëndetin e lëkurës tuaj. Uji i orizit ndihmon në reduktimin e akneve, i jep një ndriçim lëkurës, pastron pikat e zeza dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja zbardh lëkurën tuaj.

Epra, mos prisni më goca pasi lexuat këtë lajm me “vrap” shkoni ta vendosni në zbatim dhe ti jepni hijeshinë që ju nevojitet flokëve dhe lëkurës tuaj.

Për mijëra vite gratë në Azi, sidomos në Kinë, kanë përdorur ujë orizi si një mënyrë për të pastruar lëkurën dhe shkëlqyer flokët. Uji orizit përmban vitamina të tilla si: B1, C, E, si dhe minerale, të cilat së bashku forcojnë lëkurën dhe e bëjnë të duket më e re dhe më e butë. Pastrimi i lëkurës me ujë orizi ofron mbrojtje edhe nga dielli.

Për ta përgatitur: Hidhni në një tas një filnxhan orizi të bardhë dhe mbulojeni me ujë.Lëreni për 1 orë në qetësi. Kjo hohë nevojitet që mineralet të depertojnë në ujë, duke krijuar një larës fytyre natyral për lëkurën tuaj. Më pas këtë ujë vendoseni në një kavanoz qelqi.

Aplikojeni çdo mëngjes dhe mbrëmje para se të shkoni për të fjetur në fytyrë me një pambuk. Mos harroni të përdorni tonikun i cili rregullon ekuilibrin e pehashit të lëkurës