Stresi dhe Morena Taraku paralajmërojnë këngën e tretë së bashku

Stresi dhe Morena Taraku paralajmërojnë këngën e tretë së bashku

September 28, 2021 0

Artistët e njohur Stresi dhe Morena Taraku njoftuar fansat se po sjellin një bashkëpunim, për të cilin nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.

Ky nuk do të jetë i pari. Ata sollën në 2015 një projekt të përbashkët të quajtur “Ki me bo” dhe “Bad Gal” të realizuar pesë vite më vonë, në shtator të vitit që lamë pas.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) u ka dhënë hapësirë fansave në Instagram për të pyetur më shumë rreth muzikës e koncerteve.

“Ke bashkëpunim me Morenën?”, ka qenë një nga pyetjet e parashtruara në InstaStory.

“Le të festojmë sepse e kemi pothuajse gati”, ka qenë përgjigja e reperit të cilën e ka ripostuar në profilin e saj edhe Taraku.

Dy këngët e tyre të mëparshme kanë mbledhur miliona klikime në kanalin YouTube.

revista.one/