Aksident i rëndë në Gjakovë, vdesin dy persona nga Kosova dhe një nga Shqipëria

Aksident i rëndë në Gjakovë, vdesin dy persona nga Kosova dhe një nga Shqipëria

April 17, 2021 0

Një aksident i rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm ne Gjakovë, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona. Lajmi është konfirmuar edhe nga komandati i Policisë rrugore në Gjakovë, Ali Sahatqija. Ai ka deklaruar se një veturë ka dale jashtë rrugës, duke u marrë jetën tre personave.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 Policia ka kostatuar një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kanë dale në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës kanë qenë 3 persona. Ata jane dy nga Kosova dhe nje nga Shqipëria” , ka deklaruar Sahatqija. 

Sipas policise, makina kishte perfunduar jashhte rruges.

Nga ana e personelit mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete.