E pyesin sërish në Greqi, “A je greke?”, ja përgjigja që i ktheu Anxhela Peristeri moderatores

E pyesin sërish në Greqi, “A je greke?”, ja përgjigja që i ktheu Anxhela Peristeri moderatores

April 17, 2021 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri është duke promovuar këngën e saj “Karma” në mbarë shtetet konkurruese të “Eurovision”-it.

Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e famshëm grek, “Eutixite”, që transmetohet në Open TV.

Perister ka folur në këtë emision rreth origjinës së saj. Ajo ka theksuar se është shqiptare kur moderatorja i drejtoi asaj pyetjen nëse është greke.

“Jo unë jam shqiptare, unë dhe prindërit e mi kemi lindur ne Shqipëri, me Greqinë më lidh prejardhja e largët dhe fakti që kam punuar”, ka thënë ajo. Te njete

Pyetje e moderatores erdhi si pasojë e faktit që Anxhela ka jetuar për një periudhë të gjatë kohe në Greqi.

Disa dite me pare, Anxheles iu drejtua e njejta pyetje nga televizioni shteteror grek ERT1, “Shqipëria për mua është atdheu im, këtu u linda , këtu u rrita, këtu u bëra e njohur, me mbeshtetën njerëzit dhe akoma më mbështesin. Greqia për mua është një vend që e adhuroj, shumë i bukur. Aty kam miqte më të shumtë sepse jetova aty vitet më të mira.’’- tha Peristeri për televizionin grek.

Në përfundim të emisionit, reprezentuesja e Shqipërisë sivjet në “Eurovision” performoi live këngën “Karma”, të cilën sigurisht qe e kendoi shqip.

Anxhela do të ngjitet në skenën e “Eurovision”-it, në natën e dytë gjysmëfinale. /revista.one/