(VIDEO) Aksident me 3 të plagosur në Lushnje, trafik i rënduar pas përplasjes së dy makinave

(VIDEO) Aksident me 3 të plagosur në Lushnje, trafik i rënduar pas përplasjes së dy makinave

January 2, 2022 0

Tre persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në një aksident rrugor në autostradën Fier-Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Savrës, 5 km nga Lushnja, ku dy mjete janë përplasur mes tyre.

Mjeti “Benz” në tentativë për të parakaluar është përplasur me mjetin tip “Opel Meriva”.

Përplasja ka qenë e fortë dhe “Benzi” është ndalur në barrierën në qendër të autostradës ndërsa “Opeli” ka përfunduar dhjetëra metra me tutje.

“Në vendin e quajtur “Mbikalimi i Savrës”, shtetasi D. Ç., 47 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasuar me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin L. M., 26 vjeç, banues në Divjakë.Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët shtetasit A. M., 23 vjeç, I. I., 43 vjeçe dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz”, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia.

Veç të plagosurve edhe dëmet materiale në mjete janë të konsiderueshme.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar radhë kilometrike në dy kahët e lëvizjes nga Lushnja drejt Fierit dhe anasjelltas.

Policia e mbërritur në vendngjarje po hetonpër zbardhjen e  shkaqeve të aksidentit dhe disiplinimin e trafikut. revista.one/