Ky është shqiptari i arratisur nga burgu në Itali natën e ndërrimit të viteve

Ky është shqiptari i arratisur nga burgu në Itali natën e ndërrimit të viteve

January 1, 2022 0

E ngjashme me një skenë filmi aksioni, dy të burgosur shqiptarë, të dënuar për grabitje vilash, kanë sharruar hekurat e qelisë, e me çarçafë kanë zbritur nga kati i katërt. Njëri është arratisur, e tjetri u kap.

Shqiptari që ka arritur të arratiset nga burgu i Verçellit gjatë natës së ndërrimit të viteve është Kristjan Mëhilli.

27 vjeçari është arrestuar si anëtar i bandës “Ice Eyews” që akuzohen se kishin kryer një sërë grabitjesh të vilave në territorin piemontez te Italisë

Pasi kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar, dy shqiptarët kanë mundur të zbresin nga kati i katër i qelisë në murin e brendshëm të burgut.

Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, njëri prej shqiptarëve ka mundur të arratise, shqiptari tjetër është rrëzuar e ka thyer krahun, e është bllokuar nga rojet e burgut.

Dy shqiptarët janë të dënuar me heqje lirie deri më vitin 2029 të akuzuar për grabitje vilash.

Autoritetet policore të Vercellit prej disa orësh janë vënë në kërkim të burgosurit shqiptarë, i cili konsiderohet një grabitës i rrezikshëm vilash.

Sindikata e burgjeve e konsideron këtë ngjarje si një kronikë e paralajmëruar, pasi prej muajsh ata kanë sinjalizuar mungesë të personelit, e masave të marra për rrjedhë duke reduktuar numrin e rojeve të burgut përreth murit rrethues.

Sekretari i Sindikatës i Policisë së burgjeve denoncon sot se organika e tyre ka 7 mijë punonjës më pak, me pasojë këto evente kritike kostante e në rritje.”

revista.one/