Atentat dy shqiptarëve në Vula të Greqisë (VIDEO)

Atentat dy shqiptarëve në Vula të Greqisë (VIDEO)

January 22, 2022 0

Tre persona, dy shqiptarë dhe një irakian, mbetën të plagosur në Vula, Greqi, pasi u qëlluan me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, flitet për larje llogarish. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ermou 5, përballë një furre. Fillimisht, viktimat dhe autorët ishin zhdukur. Por, pak pas orës 6 të pasdites, të plagosurit janë gjetur dhe transportuar në spitalin e Vulës. Policia është në kërkim të autorëve.

Dy shqiptarët raportohet se po pinin kafe kur papritur u shfaq një xhip me katër persona. Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen. Papritur mes tyre ka shpërthyer një debat, ku njëri ka goditur me karrige. Burri që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokun e tij dhe më pas dolën armët. Kur tentuan të largoheshin, ata hapën zjarr. Gjithsej tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve nga të shtënat. revista.one/