Aksident tek “Vasil Shanto”, gruaja hyn me gjithë makinë në lokal, merr përpara dy vajza (video)

Aksident tek “Vasil Shanto”, gruaja hyn me gjithë makinë në lokal, merr përpara dy vajza (video)

May 15, 2021 0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të shkollës “Vasil shanto” në Tiranë.

Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar te stacioni i urbanit, dhe më pas në verandën e një lokali, ku për pasojë janë plagosur dy këmbësore.

“Sillni ambulancë! Ujë, po vdes” ishin thirrjet për ndihmë të njërës prej dy grave të plagosura që u përplasën nga “Benz”-i që i mori përpara duke i aksidentuar.

Të plagosurat u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas policisë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Pamje nga vendngjarja e aksidenti tek “Vasil Shanto” ne Tiirane

revista.one/