Luana Vjollca merr gjigantin e modës Philip Plein për imazhin në projektin e ri

Luana Vjollca merr gjigantin e modës Philip Plein për imazhin në projektin e ri

May 15, 2021 0

Luana Vjollca njofton bashkepunimin me kompanine e modes Philipp Plein. Ajo i ka besuar gjigandit të modës imazhin e projektit të ri muzikor. Ndërsa Philip Plein e ka falenderuar me një dhuratë nga koleksioni i ri.

Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndau një foto ku u shfaq e veshur me të bardha. Ajo zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re. “1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti.

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur.Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq duke punuar buzë detit dhe mesa duket ajo ka gati projektin e ri muzikor.

U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave. Flitet se një ndër bashkëpunëtorët e saj në muzikë është Ylli Limani. revista.one/