Aksidenti tek TEG-u, tre të rinjtë që humbën jetën, njëra e diplomuar për gazetari

Aksidenti tek TEG-u, tre të rinjtë që humbën jetën, njëra e diplomuar për gazetari

March 10, 2023 0

23-vjeçarja Sikela Përroj është një nga viktimat e aksidentit të frikshëm mbrëmë në Tiranë. Një makinë që drejtohej nga një i ri humbi kontrollin në mbikalimin e Saukut dhe përfundoi në autostradë.

ishte nga Shalsi i Cërrikut, ndërsa kishte mbaruar studimet për degën e Gazetarisë.

Raportohet se ajo jetonte e vetme në Tiranë, ndërsa familjen e kishte jashtë vendit. Bashkë me të humbën jetën Erisilda Abedini, 22 vjeçe, banuese në Tiranë dhe shoferi, 20-vjeçari Klevis Ruçaj, banues në Fier. Ky i fundit dyshohet se drejtonte ‘Audin Q8’ me shpejtësi mbi 260 km/orë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nga grupi hetimor në rrugen që ka pershkuar 20-vjeçari që vinte nga unaza lindore pra nga Farka drejt rrethotullimit të TEG-ut, duket që nuk ka frenim të fortë.

ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan. Nga forca e goditjes, mjeti doli në krahun tjetër dhe përplasi  mjetin “Honda” të familjes Kurti.

Në mjetin “Audi” pasagjerja përpara ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa vajza tjetër fillimisht është vlerësuar me shenja jete, por nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit Audi, Klevis Ruçaj 20 vjeç, vdiq disa orë më vonë në spital

Nga krahu tjetër, familja Kurti, e cila po i drejtohej Elbasanit, me drejtues , Qemal Kurti 60 vjeçe, dhe dy pasagjerët Alda Kurti dhe O.Kurti,  përfunduan në spital me lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet se i riu që e drejtonte ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia.

Drejtuesi i automjetit me targe AB 008 MJ, shtetasi Klevis Ruçaj, i pajisur me leje drejtimi te kategorise “B”, rezulton se eshte ndeshkuar nga sherbimet e policise rrugore 5 here per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, me konkretisht:

• Ne daten 06.09.2022, per parkalim te gabuar.

Ne daten 07.09.2022, per shkelje te sinjalizimit rrugor.

• Ne daten 15.11.2022, per mos rregullim shpejtesie ne qendrat e banuara (gare shpejtesie).

• Ne daten 09.12.2022, per perdorim celulari.

• Ne daten 27.01.2023, per shkelje te sinjalizimit rrugor dhe i pa pajisur me siguracionin e detyrueshem te mjetot motorrik.

revista.one/