Premierë botërore në Opera, Eno Peçi: Balet për kujtimet e identitetin

Premierë botërore në Opera, Eno Peçi: Balet për kujtimet e identitetin

March 10, 2023 0

Një shfaqje koreografike për muzgun e jetës që na bën të mendojmë mbi identitetin dhe kujtimet. Është ky thelbi e premierës botërore të veprës më të re të Eno Peçit në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Vetë Peçi, kërkon të përfshijë publikun në proces duke ju ngritur pyetje pa dhënë përgjigje.

Premiera botërore e artistit shqiptar që jeton në Vjenë dhe punon në teatrin shtetëror austriak ndërthur muzikën klasike dhe tingujt e lahutës në një koreografi bashkëkohore

“Mua më ka interesuar tema e kujtimeve dhe e identitetit te njeriu. Çfarë ndodh me kujtimet tona të vjetra kur ne bëjmë kujtime të reja? Po nëse fshijmë kujtimet çfarë ndodh me ne dhe identitetin tonë? A e humbasim veten?  Dua të ngre pyetje dhe secili I jep përgjigjet e veta”, thotë.