Kosova në karantinë deri në 18 prill, Gold Ag: E bëjnë për Ramazan!

Kosova në karantinë deri në 18 prill, Gold Ag: E bëjnë për Ramazan!

April 5, 2021 0

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid.Ato do të jenë në fuqi nga data 7 deri më 18 prill.

Pas këtij vendimi ka reaguar reperi i njohur Gold Ag.

Ai ka ironizuar duke thënë se po i ashpërsojnë masat për fillimin e muajit të Ramazanit.

“Si tvjen Ramazani virusi egersohet. Interesant! O ja çelne krejt, ja mshelne krejt se na keni lodhë”, shkroi reperi.

Ndër masat e reja do të jetë ndalim qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00-05:00. Ndalohen aktivitetet e gastronomisë, përveç shërbimit “merr me veti”. Kalimi në formën online të mësimit për ciklin parauniversitar dhe universitar.

Me këto masa ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare. Përjashtim bëjnë marketet ushqimore dhe farmacitë. /revista.one/