“Allah”, kënga baladë e Gold AG dhe Kreshnik Avdiut me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit (VIDEO)

“Allah”, kënga baladë e Gold AG dhe Kreshnik Avdiut me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit (VIDEO)

April 2, 2022 0

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ditë më parë paralajmëroi një befasi për fansat me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Fjala është për një këngë të re me motive fetare, të cilën ai e ka sjell në bashkëpunim me këngëtarin Kreshnik Avdiu. “Allah” mban titullin kjo këngë, e cila është e zhanrit baladë.

Vija melodike është punuar nga Kreshnik Avdiu, i cili ka shkruar gjithashtu edhe tekstin në bashkëpunim me reperin nga Presheva.

Ndërkohë, orkestrimi është realizuar në studion e Artan Kastatit.

Gold AG disa herë ka sjell këngë me motive fetare, duke dëshmuar se është një mysliman i devotshëm.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Gjilani, Urban Graphics.

revista.one/