(VIDEO) Tragjedi në Itali/ Dy vëllezër shqiptarë humbën jetën në një përplasje makinash kokë më kokë

(VIDEO) Tragjedi në Itali/ Dy vëllezër shqiptarë humbën jetën në një përplasje makinash kokë më kokë

April 2, 2022 0
Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Chessa, në komunën e Scansano, në rrugën provinciale 159, mëngjesin e sotëm (të shtunë 2 prill) rreth orës 6.30. Në aksident u përfshinë dy automjete, ndërsa të vdekurit ishin në të njëjtën makinë. Një person i tretë që ishte në timonin e makinës së dytë, ka mbetur i plagosur, por lehtë. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe karabinierët që kanë kryer hetimet.
Forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë duke prerë llamarinat trupat e dy vëllezërve.
Sipas një këqyrje fillestare, dy makinat (një Peugeot dhe një stacion vagon Audi) po udhëtonin në drejtime të kundërta: njëra drejt Scansano-s, tjetra drejt Grosseto-s, kur u përplasën kokë për kokë për shkaqe nën hetim nga karabinierët. Të dy kanë dalë nga rruga. Peugeot e shkatërruar u zhyt në kanal në buzë të rrugës. Audi ishte më pak i shkatërruar, i cili - më i madh dhe më kompakt - u mbajt më mirë, megjithëse me pjesën e përparme të shkatërruar plotësisht.
Viktimat janë dy vëllezër me origjinë shqiptare, të cilët banonin në Arcile. Ata lanë pas 5 fëmijë, njëri prej të cilëve është në barkun e gruas shtatzënë. Ata udhëtonin me Peugeot.
Rruga ka qenë e ndërprerë deri rreth orës 11, kur mjetet janë hequr dy makinat.
Shoferi i Audit është dërguar në spital për ekzaminim, por ka pësuar vetëm lëndime të lehta. revista.one/