Aludoi me Dubain për Arta Nitajn/ A e kritikon Ami Ermalin për komentet? Ja reagimi

Aludoi me Dubain për Arta Nitajn/ A e kritikon Ami Ermalin për komentet? Ja reagimi

September 22, 2022 0

Ami ka zhvilluar një “ask me a question” ku ka pritur pyetje dhe komente të ndjekësve.

Ajo u pyet nëse “e këshillon ndonjëherë Ermalin për komentet që jep publikisht?”

Amarda ka zbuluar se ajo komunikon për gjithcka me Ermalin. Sa i takon gjërave që aktori e moderatori thotë në publik, Ami e konsideron si njeri mjaft të përgjegjshëm.

“Ne komunikojmë shumë për çdo gjë që e quajmë të rëndësishme. Ndërsa për atë që thotë në publik nuk mendoj se duhet të këshillohet akoma se është boll i përgjegjshëm se çfarë thotë. Ermali ka një të mirë të madhe që është shumë i hapur ta thotë troç atë që mendon dhe kështu bën. Kuptohet që në disa raste ka edhe të lënduar.”– shkruan Ami.

Kujtojmë se në rrjetet sociale është bërë virale një video e Ermalit dhe komentet që ai bëri për Arta Nitajn gjatë natës së parë të “Dance with me”, ku janë respektivisht anëtar jurie dhe konkurrente.

“Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?“-pyeti Ermali duke marrë përgjigje nga moderatorja e emisionit Alketa Vejsiu e cila tha:“Duhet të shkosh në Brazil.”

Mirëpo, vazhdimi i bisedës ishte i hidhur me Ermalin që pyet: “Brazil apo Dubai?” Pyetje të cilës iu përgjigj sërish Alketa, po me një pyetje tjetër: “Po me Dubain ç’kishe tani?”

Arta nuk foli, thjesht e kaloi me një buzëqeshje. 

Komenti e ka bërë për të qarë Nitajn në prapaskenat e programit, sipas disa mediave.

revista.one/