Vuan nga sëmundja ‘Vitiligo’, reperi Ledri Vula ka një mesazh

Vuan nga sëmundja ‘Vitiligo’, reperi Ledri Vula ka një mesazh

September 23, 2022 0

Me siguri përmes fotove të fundit të Ledri Vulës, keni parë dorën e tij. Nëse me vete keni pyetur “çfarë i ka ndodhur lëkurës së tij”. Përgjigja është: Vitiligo.

Reperi ka dhënë së fundi një mesazh të rëndësishëm lidhur me sëmundjen e tij të lëkurës. Ai ka publikuar një foto të dorës së tij duke nxjerrë në pah shenjat teksa ka shkruar: “Buzëqesh”. Reperi, i cili ka një numër të madh ndjekësish të rinj, nuk e ka fshehur ndonjëherë sëmundjen e tij duke shërbyer si një shembull edhe për të tjerët që mund të kenë të njëjtin ‘problem’.

Për ata që nuk e dinë Vitiligo-është një lloj sëmundjeje që shkakton humbjen e pjesshme të ngjyrës së lëkurës. Pjesët që humbasin ngjyrën e trupit përgjithësisht zmadhohen me kalimin e kohës. Ky çrregullim mund të shfaqet në çdo zonë të trupit, përfshi këtu edhe në flokë apo brenda gojës. Në gjendje normale, ngjyra e flokëve dhe e lëkurës përcaktohet nga melanina. Vitiligo ndodh kur qelizat që prodhojnë melaninën vdesin ose ndalojnë së funksionuari.

Vitiligo mund të prekë njerëzit e çfarëdo lloji lëkure, por është më e dukshme tek ata me ngjyrë lëkure gruri ose të zezë. Sëmundja nuk është serioze për jetën dhe as ngjitëse, por në një moment a një tjetër mund të bëhet stresuese për personin.

Vitiligo shpesh shoqërohet me disa sëmundje autoimune; më së shpeshti me sëmundjen e gjëndrave tiroide në 30% të rasteve, sëmundjen e sheqerit, aneminë pernicioze, lupus erythematosusin, sklerozën sistemore, etj. Kjo sëmundja nuk dhemb, nuk shkakton kurrfarë vështirësie, pos që i sëmuri për shkak të saj mund të vuajë psikikisht.

revista.one/