Ami refuzon rolin që i ofron Ermali në një nga filmat e tij

Ami refuzon rolin që i ofron Ermali në një nga filmat e tij

June 30, 2021 0

E ftuar ditën e sotme në emisionin radiofonik “Pardon my french”, Amarda Toska ka lënë të kuptohet se mund të rikthehet në televizion në sezonin e ri që nis në shtator. Ajo tha se ka marrë disa oferta të cilat është duke i parë. Pra, e ka lënë të hapur derën për tu rikthyer në ekran.

Ndër të tjera Ami tregoi se Ermal Mamaqi e ka ftuar për të marrë pjesë në njërin prej filmave të tij. Ami tha se Ermali i ka propozuar një rol episodik.

Ermali po merret me xhirimet e serialit të tij më të ri, që mban titullin “H.O.T”. ky serial do të publikohet së shpejti. Ai ka mbledhur disa nga personazhet më të njohur shqiptarë për të luajtur në të. Në kastin e  aktorëve do të jetë Jonida Vokshi, Klea Huta, Irgen Çela. Megi Pojani, Ana Lika, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Erblin Bajko, Amos Zaharia etj.