Vali i bën dedikim romantik Adelina Ismailit, kishin 13 vjetorin e njohjes

Vali i bën dedikim romantik Adelina Ismailit, kishin 13 vjetorin e njohjes

June 30, 2021 0

Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi, festojnë sot (e mërkurë) festojnë 13 vjetorin e njohjes së tyre.

Me këtë rast, bashkëshorti i këngëtares së famshme, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të çiftit, në mbishkrimin e së cilës i ka bërë një dedikim romantik asaj.

“Dashuria e vërtetë kurrë nuk përfundon. Ai njeh presje, por kurrë pika. 13 vjet bashkë! Urime përvjetorin”, ka shkruar Krasniqi në mbishkrimin e fotografisë.

Nga kjo dashuri e çiftit, fryt i lidhjes është djali i tyre, Uliks, i cili tashmë është katër vjeçar.

Adelina viteve të fundit, përveç muzikës, ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në televizion, duke moderuar një emision të quajtur “Tete a Tete”.