Ana Lleshi e pranon lidhjen e dashurisë me Arsimin nga Maqedonia
March 23, 2021Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë bashë. Ky i fundit doli nga programi “Për’puthen”disa ditë më parë me argumentin se i duhej të shkonte në Zvicër atje ku edhe jetonte për të takuar djalin e tij.
Sot, këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.
Gjithashtu, Ana tregoi se do t’i futej muzikës dhe për dy javë do të na sjell një projekt të ri muzikor, duke ardhur për herë të parë si këngëtare.