Andi dhe Jasmina kapen mat në Kosovë

Andi dhe Jasmina kapen mat në Kosovë

March 23, 2021 0

Andi dhe Jasmina shkelin rregullat e programit “Per’puthen” duke u takuar jashtë emisionit.

Në foton e siguruar nga ”Gazeta Expres” ata  shihen së bashku në një shisha bar në Pejë të Kosovës.

E para që e theu akullin ishte Jasmina, duke u çuar për ta puthur Andin në mes të emisionit.

Jasmina u pa shumë e emocionuar pas puthjes me Andin dhe gjithashtu i konfirmoi Arjanit se kishte përjetuar aq shumë emocione, sa kishte nisur të dridhej prej tyre.

Ajo e ka pranuar që prej fillimit tërheqjen për Andin dhe duket se ky pëlqim po i kthehet në ndjenjë më të fortë.

Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa kjo e fundit tha se do të vazhdojë edhe takimet me djemtë e tjerë, pasi nuk ka ende aq shumë siguri nga Andi për të marrë edhe ajo të njëjtin vendim.