Në “Për’puthen” duan rikthimin e Teas, ja çfarë thotë Juli

Në “Për’puthen” duan rikthimin e Teas, ja çfarë thotë Juli

April 13, 2021 0

Adhuruesit e Teas kërkojnë rikthimin e saj në emisionin “Për’puthen”. Më i veçanti që e bën këtë kërkesë, eshte konkurrenti Juli.

Në bisedën virtuale me ndjekësit e saj, Teas i ka rënë në sy një pyetje që i ka drejtuar Juli. Ky  fundit e ka pyetur Tean nëse do të futej sërish në “Për’puthen”.

Kjo nuk është hera e parë që Juli interesohet për këtë gjë. Mirëpo Tea ja ka prerë ëndrrat me një përgjigje shkurt:

“Pse s’të mjaftojnë vajzat që ke aty o Juli?”, ia ka kthyer ajo.

Julit i ka mbetur peng që nuk e ka njohur Tean në emision, por tani mund të ketë mundësinë të bëj një takim jashtë me të, duke qenë se ajo është edhe beqare.

Më tej dikush e ka pyetur : “Do i jepje një shans një personi normal, një personi jashtë kamerave, punëtor dhe me këmbë në tokë?”.

“Do preferoja më shumë këtë në fakt. Fama i bën njerëzit shumë të komplikuar.”, është përgjigjur Tea. Pas takimit që Tea pati me autoren e programit Olsa Mugamitin, u duk sikur rikthimi do të bëhej brenda disa ditëve, por kjo nuk ndodhi. /revista.one/