Antonela dhe Atdheu në Sarandë, një dashuri e re po lidhet në “Për’puthen”?

Antonela dhe Atdheu në Sarandë, një dashuri e re po lidhet në “Për’puthen”?

April 6, 2021 0

Një dashuri e re po kristalizohet në “Për’puthen”. Antonela ka sqaruar edhe njëherë sot puthjen me Atdheun dhe debatin. Ajo ka shkruat se ishte Elvisi ai që e kishte quajtur Atdheun ‘abuzues seksual’. Ajo s’e kishte thënë kurrë diçka të tillë.

“Parimet e mia, opinionet e mia dhe vlerat e mia morale nuk do të ndryshojnë në asnjë moment as nga situata e as nga rrethanat. Fjalëve të mia nuk i hedhin dot hije të zeza disa njerëz që duan vëmendje”- ka shkruar Antonela.

Ndërkaq, Antonela dhe Atdheu kanë publikuar imazhe nga i njëjti vend në Sarandë.

Konkurrentja ka ndarë pamje teksa po pozon pranë detit. Atdheu ka zgjedhur që të publikojë imazhe nga natyra e bukur e Sarandës. Ndjekësit po aludojnë se dyshja janë bashkë.

Ata i kanë tejkaluar keqkuptimet e së shkuarës dhe po i japin një shans njëri-tjetrit për t’u njohur më shumë.

Dyshja nuk ka dhënë akoma asnjë konfirmim mbi këtë. Megjithatë, dje në “Për’puthen” aza lanë të kuptohej se u ishte mohuar një takim dhe se kishin ndjenja ndaj njëri tjetrit. /revista.one/