Antonela rrëfen eksperiencën në “Sanremo”: “I kam lënë me gojë hapur!”

Antonela rrëfen eksperiencën në “Sanremo”: “I kam lënë me gojë hapur!”

February 3, 2022 0

Antonela Berisha ishte dje e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”. Ajo ka folur rreth eksperiencës së saj deri më tani, ku tregoi se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit të Sanremos, kryesisht në intervista të ndryshme me VIP-at.

Ajo shtoi se televizioni shqiptar është shumë ndryshe dhe se ishte ndjerë shumë mirë e ndihej krenare që kishte arritur këtë sukses.

“Jam mësuar në televizionin shqiptar, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë… se di të them, kënaqësi e madhe. Rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbetur të gjithë me gojë hapur. Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu ku jam dhe për këtë jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë ‘Top Channel’”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Rikujtojmë se Antonela e bëri me dije lajmin e pjesëmarrjes në “Sanremo 2022” para pak ditësh, ku lajmëroi ndjekësit e saj duke ripostuar artikujt italianë, ndërkohë që nuk munguan urimet e ndryshme dhe komentet pozitive për ish-konkurrenten e “Big Brother”.