Antonela, takim me 20-vjeçarin: “Hajde tek mami…!”
March 29, 2021“Hajde tek mami” i tha sot Antonela Berisha njërit prej djemve të rinj që i është bashkuar emisionit “Për’Puthen”.. Ajo kërkoi një takim 4 minutësh me të.
Geliani, 20-vjeç, u ul përballë Antonelës në karrige për të realizuar takimin të cilin Antonela e quajti më të sikletshmin.
Antonela e quajti fëmijë, por u bllokua në takim me të riun dhe u shpreh se ai s’dinte të fliste.
“Dukesh që je fëmijë”- i tha ajo, duke theksuar se ndihej shumë në siklet në këtë përballje 4-minutëshe.
Megjithëse e çuan deri në fund takimin e tyre, Antonela tregoi se s’kishte asnjë interes për djalin.
Geliani i tha konkurrentes se ishte hera e parë që një mashkull, për më tepër vetëm 20-vjeç, e kishte vënë Antonelën në siklet.
Antonela imu përgjigj se s’dinte çfarë të fliste sepse Geljani nuk bisedonte dhe diferenca e madhe e moshës ishte problem për të. Geljan Rajku sapo ka hyrë në “Për’puthen” dhe ka treguar se merret me sportin e boksit./revista.one/