Anxhela bën shqiponjën, serbët tërbohen nga simboli, ja çfarë shkruajnë!

Anxhela bën shqiponjën, serbët tërbohen nga simboli, ja çfarë shkruajnë!

May 19, 2021 0

Në prezantimin para mediavej, Anxhela ka bërë shqiponjën dykrenare si simbol i flamurit tonë. Ky gjest i këngëtares shqiptare, ka sjellë reagime nga serbët. Në një artikull dhe sipas “Novosti-t”, ky veprim u cilësua si provokim.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i medias serbe.

Në artikullin e “Novosti-t” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyren shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovisioni në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Kujtojmë se Anxhela Peristeri, pas parakalimit të saj në tapetin ngjyrë bruz, u shpall e para për pamjen më të bukur. Kjo doli nga sondazhi i portalit të Eurovizion “weweblog”. revista.one/