Fluturuan  avionët e NATO-s, ja shkaku i “zhurmës misterioze” në Tiranë

Fluturuan avionët e NATO-s, ja shkaku i “zhurmës misterioze” në Tiranë

May 19, 2021 0

Nul ka asgjë misterioze! Ajo plasje që u dëgjua sot, në Tiranë ishte thjesht një zhurmë e që krijohet kur kalon pranë një avion. E pikërisht në Tiranë kanë kaluar avionët e NATOS të cilët kanë kryer stërvitjen. Ata kanë fluturuar në lartësi të larta, dhe zhurma që krijuan ishte e madhe duke krijuar përshtypjen e një shpërthimi. Në momentin që avioni afrohet pranë banesave ndodh nje efekt si shpërthim. Nuk është hera e parë që kjo zhurmë dëgjohet në qiellin shqiptar. Kjo ishte e shpeshtë gjatë sulmeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe në 1999.

Stervitja e NATO-s

Stërvitja e përbashkët ushtarake mes forcave shqiptare dhe amerikane në kuadër të “Defender Europë 21” do të jetë e hapur edhe për publikun shqiptar. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes.

Niko Peleshi njofton se stërvitja do të nisë më 20 maj në Durrës, 21 maj në Vlorë, 23 maj në sheshin “Nënë Tereza” në  Tiranë dhe përmbyllet më 25 Maj në Kuçovë. “Stërvitja Defender Europe 21 me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet gjatë gjithë muajit Maj deri në mesin e muajit qershor.

Përgjatë kësaj periudhe në qytetet ku do të zhvillohet kjo stërvitje do të ketë ditë të hapura për publikun. Më 20 Maj në sheshin Taulantia në Durrës, më 21 Maj në Lungomare Vlorë, më 23 Maj në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë dhe më 25 Maj në Kuçovë”, thuhet në njoftim.

revista.one/