Arbana bën prova në shtëpinë e Big Brother VIP, por çfarë ka të shkruar ajo fletë?

Arbana bën prova në shtëpinë e Big Brother VIP, por çfarë ka të shkruar ajo fletë?

September 26, 2021 0

Shtëpia e më e famshme në Shqipëri po bëhet gati të rihapë dyert për banorët e rinj. Ndryshe nga reality show-t e suksesshëm të këtij formati në Top Channel, ku hynin të panjohur e dilnin të famshëm, kësaj here banorët do të jenë vetë vipa ndaj misteri dhe kurioziteti për  Big Brother Vip është më i madh se kurrë.

Por shtëpia e ‘Big Brother’ ka rregulla të rrepta  të cilat nuk do të kursejnë as vipat që do të jenë në mëshirën e vëllait të madh.  Personazhet e njohur do t’u nënshtrohen kërkesave të pazakonta, brenda një shtëpia gjigante nën dritën e prozhektorëve, dhjetëra kamerave dhe miliona syve përtej ekranit.

Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e reality show në Studio Nova. Dritat e shtëpisë ‘Big Brother’ do të ndizen në këtë studio gjigante në tetor kur dhe do të njihemi me personazheve të famshëm nga Shqipëria dhe Diaspora që vijnë para shikuesit si njerëz të zakonshëm, larg jetës së luksit, larg rrjeteve sociale. Big Brother do të zbulojë si janë njerëzit famshëm jashtë kamerave të studios.

Do t’i sjellë personazhet VIP ashtu siç janë ata, të vërtetë. 24 orë në 24 në 7 ditë të javës, pa censurë dhe siç nuk i keni njohur kurrë më parë.

Arbana Osmani ka publikuar një foto ku duket në ambientet e BB VIP, ndërsa të gjithë vëmendjen e ka marrë skaleta që ajo mban në duar.

Moderatorja ka qenë shumë ka shkruar me nota humori “Ne po bëjmë prova, ju Zoom In”, duke i paraprirë kështu veprimit të gjithë ndjekësve.

E zmadhuam sa mundëm, por nuk vihet re asnjë gjë në skaletën që Arbana mban në dorë, madje dhe banorët identifikohen me numra. revista.one/