“Mi dhe flakë mallit tim”, Bujar Qamili rikthehet në skenë (VIDEO)

“Mi dhe flakë mallit tim”, Bujar Qamili rikthehet në skenë (VIDEO)

September 26, 2021 0

Bujar Qamili është rikthyer në skenë për herë të parë pas shkëputjes si pasojë e situatës së pandemisë.

Bujari u bë pjesë e një skeçi sonte (e diel) me aktorin Ervis Saliasi, në spektaklin e humorit “Kosherja”. Këngëtari u shfaq me këngën e tij “Mi dhe flakë mallit tim”.

 “Në radhë të parë, këtu kam ardhur për të nderuar dhe respektuar publikun që është sot këtu. Faleminderit se po krijojmë shumë atmosferë. Na ka marrë malli për duartrokitjet e publikut. Kemi një vit e gjysmë që nuk komunikojmë njëri me tjetrin”, tha artisti.

Këngëtari u infektua para disa muajsh me Covid-19 dhe e kaloi sëmundjen në formën më të keqe. Ai kaloi në gjendje kome për 21 ditë.

Këngëtari u shpreh më vonë se fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, por atë që kaloi vetë nuk do t’ja uronte as armikut më të keq. revista.one/