Arbana Osmani revoltohet: Më mallkuan nga fëmijët që në mëngjes!

Arbana Osmani revoltohet: Më mallkuan nga fëmijët që në mëngjes!

December 29, 2021 0

Arbana Osmani ka ndarë në një postim me ndjekësit në Instastory, ku zbulon se një person i ka dërguar asaj mesazhe ku uron më të këqijat për fëmijët e saj. Ironia është se personi në fjalë ka në foton e profilit, një foto me dy fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, shkruan Arbana në mesazhin e saj.

Mbrëmja e djeshme “Big Brother Vip” është shoqëruar nga shumë situate, që nga surpriza për Beatrix, përballja e Antonelës me Atdheun dhe dalja e saj nga shtëpia.

revista.one/