Arilena Ara pritet të nisë karrierën si moderatore, ku do ta shohim këngëtaren?

Arilena Ara pritet të nisë karrierën si moderatore, ku do ta shohim këngëtaren?

April 12, 2022 0

“Vip Magazine” raporton se këngëtarja shumë e dashur për publikun Arilena Ara do të prezantojë emisionin investigativ “Piranjat” në televizionin “ABC”.

Vetë Arilena ende nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht këtë lajm nëpër profilet e saj në rrjete sociale. Më herët, emrat që u diskutuan në drejtimin e këtij emisioni ishin Luana Vjollca, Bes Kallaku dhe Dasara Karaiskaj.

Arilena ka ardhur afër publikut herë pas here me projekte shumë interesante në muzikë, ndërsa tani kurioziteti është i madh për ta parë si do të përshtatet në këtë rol të ri. revista.one/