(VIDEO) Ava Max shfaq një pjesë të shkurtër të këngës së re, këndon ‘live’ shoqëruar me piano

(VIDEO) Ava Max shfaq një pjesë të shkurtër të këngës së re, këndon ‘live’ shoqëruar me piano

April 12, 2022 0

Artistja shqiptare me famë botërore, Ava Max është drejt finalizimit të një projekti të ri muzikor.

Këtë e ka bërë të ditur vet 28-vjeçarja në disa postime në rrjetet sociale, teksa ndau edhe një video të shkurtër.

Amanda Koci (emri i plotë) postoi një pjesë nga kënga e re teksa shihet duke performuar ‘live’ ndërsa e shoqëron edhe me piano..

“Maybe you’re the problem”, ka shkruar Ava në mbishkrimin e videos duke mos dhënë më shumë detaje.

Postimi i krijueses së hitit “So Am I” u pasua nga komente të shumta nga ana e fansave që u shprehen entuziast për projektin e ri të këngëtares.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Avës është “The Motto” që erdhi në bashkëpunim me DJ Tiësto. revista.one/