Armaldo Kllogjeri: Luizi është lojtar i fortë, nominimet na çuan në keqkuptim por…

Armaldo Kllogjeri: Luizi është lojtar i fortë, nominimet na çuan në keqkuptim por…

May 2, 2023 0

Ish-banori i Big Brother, Armaldo Kllogjeri ka folur në lidhje me marrëdhënien me Luiz Ejllin pas daljes nga shtëpia, dhe ‘sulmet’ që ka marrë nga fansat e këngëtarit.

Maestro në “Wake Up” tha se marrëdhënia e tij me Luizin është ‘krisur’ pas nominimeve dhe se këngëtari filloi ta sulmojë menjëherë pa kërkuar shpjegime.

Sakaq shtoi se fansat e këngëtari i kanë kërkuar shpesh një bashkëpunim me Luizin dhe se nuk e ka tradhtuar qëndrimin e tij për mbështetjen që ka treguar.

Një person tjetër që është prekur shumë në momentin që ke dalë, është Luizi i cili po këto ditë ka thënë që nuk ia fal maestros që nuk ma dha dorën kur u largua, por zgjodhi vetë Kiarën dhe Oltën që ta përcillnin. Pse nuk ia dhe dorën, ishte një veprim i ndërgjegjshëm?

Armaldo Kllogjeri: Për të gjithë fansat e Luizit që gjithmonë janë kureshtarë se çfarë qëndrimi do mbash me Luizin, më kërkojnë një këngë, ju të dy shkonit mirë, pse t’i u ndave nga Luizi, pse ti e tradhtove? Unë dua të qartësoj për fansat e Luizit një diçka. Në momentin që Arbër Hajdari ka thënë ‘ti maestro ke nominuar Luizin, Kiarën dhe Bledin’, aty filloi marrëdhënia ime me Luizin që u shkëput dhe u nda dhe Luizi filloi të më sulmonte fort për këtë veprim që unë kam bërë, ose për idenë që unë i kam dhënë Oltës. Për ta sqaruar, Olta e kishte idenë dhe do ta bënte që Luizi dhe Kiara të ishin në nominim, e kishte të vendosur këtë gjë, por donte personin e tretë, që mund të isha unë apo mund të ishte një person tjetër, për arsyen që të dilte Kiara.

Në atë moment që u bë prime, unë u godita shumë nga opinionistët dhe pata një rënie në kalimin e lojtarëve që të vazhdonin shtëpinë dhe dola i fundit si renditje. Këtu Olta u tërhoq dhe vuri Bledi Manen, të cilin unë e propozova sepse unë si Armaldo e doja Bledin jashtë sepse ishte një lojtar i fortë. Ne patëm një diskutim të fortë me Luizin në dhomën e grimit që unë i tregova disa karakteristika që Bledi i kishte dhe për këtë është bërë dhe video.

Në këtë moment unë kam qenë thjesht një lojtar që kam dhënë një mendim, por jo kam marrë një vendim për këtë situatë, për ta kuptuar të gjithë. Por kjo nuk do të thotë që Luizi mua të më godiste kaq fort, për këtë ide që kisha dhënë. Por të thoshte Armaldo ke dhënë një ide të gabuar, unë kam pasur besim tek ty etj. Kjo nuk është një arsye madhore që Luizi e përdori.