I veshur me fanellën kuqezi, aktori amerikan Danny Glover viziton Akademinë e Arteve

I veshur me fanellën kuqezi, aktori amerikan Danny Glover viziton Akademinë e Arteve

May 2, 2023 0

Aktori Danny Glover ka vizituar ambientet e universitetit dhe ka biseduar me aktorë dhe pedagogë në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ai është shoqëruar nga aktori i njohur Kastriot Çaushi, i cili është dhe rektor i Akademisë.

Glover ishte veshur me fanellën  kuq e zi të ekipit kombëtar të futbollit Shqiptar, me emrin e tij mbrapa. Aktori ka pasur një sërë rolesh në filma, skenë dhe televizion, dhe është më i njohur për rolin e rreshterit të policisë së Los Anxhelosit Roger Murtaugh në serinë e filmave aksion “Lethal Ëeapon”, duke luajtur së bashku me Mel Gibson dhe Joe Pesci. Më vonë ai luajti edhe një herë me Gary Busey në filmin e suksesshëm Predator 2. Gjithashtu ka qenë producent në disa filma amerikanë të realizuar.

Më herët, Danny Glover ka vizituar ditën e sotme Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.

Lajmi u bë me dije nga Muzeu Historik dhe Etnografik në Krujë me anë të një fotoje të postuar në faqen zyrtare të facebooku-t. Glover pasi ka vizituar muzeun ka parë edhe filmin e Skënderbeut i cili transmetohet në muze. Ai u shpreh i mahnitur nga historia e Heroit Kombëtar të shqiptarëve. 

revista.one/