Armando Broja i ftuar nderi në premierën e filmit të Brad Pitt “Bullet Train” në Londër

Armando Broja i ftuar nderi në premierën e filmit të Brad Pitt “Bullet Train” në Londër

July 21, 2022 0

Ndërsa në mediat angleze spekulohet vazhdimisht mbi qëndrimin te “Çelsi” apo jo, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka vendosur që të mërkurën në darkë ta kalojë duke qenë një nga të ftuarit e nderit të premierës së filmit të fundit të Brad Pitt.

Armando është kthyer në Londër zyrtarisht për shkak të një dëmtimi të pësuar në fazën përgatitore në SHBA. Ai është shfaqur mbrëmë në Londër në tapetin e kuq të vendosur në “Leicester Square” për premierën e filmit “Bullet Train” në Angli, me aktorin e famshëm të Hollivudit i cili ishte padyshim i pranishëm. Ashtu si Brad Pitt dhe yjet që kaluan në tapetin e kuq, edhe Broja pozoi para fotografëve dhe fansave të shumtë që kishin ardhur për të parë nga afër yjet jo vetëm të botës së kinematografisë që ishin të pranishëm.

Në këtë eveniment ishte i pranishëm edhe lojtari që mund të bëhet shumë shpejt partneri i tij i sulmit në edicionin e ri, Mikail Antonio. Sulmuesi 32-vjeçar i Uest Hem, klubit që kërkon me ngulm të blejë Brojën, ishte një nga emrat e njohur në prezantimin e këtij filmi në Londër.

revista.one/